Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
BE përgatitet të mbrojë industrinë e aluminit nga goditja e tarifave të Trump
Brukseli po përgatit masa emergjente për të mbështetur industrinë e aluminit në BE, e cila po përballet me kriza të mëdha pasi regjimi i tarifave i Donald Trump po e tërheq skrapin europian drejt SHBA-së, duke lënë impiantet e riciklimit në kontinent në luftë për mbijetesë.Tarifat amerikane i kanë dhënë një goditje të dyfishtë sektorit që gjeneron rreth 40 miliardë euro në vit, punëson drejtpërdrejt 250 mijë persona dhe mbështet mbi 1 milion vende pune të tjera në Europë. Eksportet drejt SHBA-së përballen me një taksë prej 50%, ndërsa dërgesat e skrapit janë të përjashtuara nga çdo detyrim doganor.Kjo ka bërë që çmimet e aluminit në tregun amerikan të rriten ndjeshëm, duke u dhënë prodhuesve atje mundësinë të paguajnë më shtrenjtë për metalin e përdorur,...