Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarri në lokalin e dasmave, reagon Zef Beka: U shkaktua nga një shkëndijë elektrike në kuzhinë
Këngëtari Zef Beka ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu ditën e djeshme në lokalin e tij në Lezhë. Sipas tij, një shkëndijë elektrike në kuzhinën e restorantit shkaktoi zjarrin, por fatmirësisht ai u vu shpejt nën kontroll dhe flakët nuk arritën të përhapen në pjesë të tjera të ndërtesës apo të shkaktonin dëme në njerëz. Gjithashtu, këngëtari ka shprehur mirënjohje për mbështetjen. Reagimi i plotë: Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace Weddingsevents Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt. Aktualisht jemi mirë...