Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohen tre të rinj në Fier
Tre të rinj, të akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike janë arrestuar nga policia në Fier. Blutë bëjnë me dije se të arrestuarit rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit në Itali iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane, konkretisht: -Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në...