Historike! Skuadra kazake eliminon fituesin e Tripletës dhe kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve të Champions League

Historike! Skuadra kazake eliminon fituesin e Tripletës dhe kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve të Champions League

Një natë përjetësie në Almaty! Në një stadium të zjarrtë dhe plot emocion, Kairat Almaty shkroi një nga faqet më të arta të historisë së futbollit kazak, duke eliminuar gjigantin skocez Celtic, fituesin e Tripletës në sezonin 1966/67, dhe duke siguruar për herë të parë një vend në fazën e grupeve të Champions League. Heroi i mbrëmjes ishte Temirlan Anarbekov, një portier 21-vjeçar i aktivizuar në emergjencë, i cili u kthye në mit. Ai priti tre penallti vendimtare në “ruletën” e fundit, duke mposhtur Adam Idah, Luke McCowan dhe Daizen Maeda, ndërsa legjenda daneze Kasper Schmeichel nuk mundi veçse të dorëzohej. Në 180 minuta lojë dhe shtesë, Celtic dominoi me përvojë por jo me ide, duke u thyer nga disiplina dhe zemra e një skuadre...