Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve dhe urisë
Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpër ditën e sotme politikën e qeverisë izraelite për mohimin e urisë në Gaza, duke e quajtur atë “të turpshme”. Gjatë një seminari në Santander, në veri të Spanjës, Lazzarini deklaroi se Gaza po përballet me një uri të krijuar nga vullneti politik dhe ushtarak, duke e përshkruar situatën humanitare si “fundi i greminës”. Ai theksoi se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të reaguar ndaj paralajmërimeve për urinë është po aq i turpshëm. “Gaza sot është ferri vetë. Njerëzit jo vetëm po vdesin nga bombardimet, por edhe nga uria, madje edhe kur dalin për të kërkuar ushqim, vriten” tha Lazzarini. Ai kritikoi mungesën e masave dhe dënimit nga ata që mund të...