Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump rikthen dënimin me vdekje? Presidenti amerikan paralajmëron Washingtonin: Nuk ka zgjidhje tjetër, kush vret në kryeqytet…
Presidenti Donald Trump deklaroi se administrata e tij do të kërkojë dënimin me vdekje për rastet e vrasjeve që ndodhin në kryeqytetin amerikan, Washington, DC. Gjatë një takimi me anëtarët e Kabinetit, Trump tha: “Nëse dikush vret dikë në kryeqytet, do të ketë dënim me vdekje. Kryeqyteti, dënim me vdekje. Nëse dikush vret dikë në Washington, DC, ne do të kërkojmë dënimin me vdekje.” Presidenti e përshkroi këtë masë si një “parandalim shumë të fortë” dhe shtoi: “Nuk e di nëse jemi gati për këtë në këtë vend… por nuk kemi zgjedhje.” Trump bëri të qartë se masa do të zbatohet për Washington, DC, ndërsa shtetet tjera do të kenë diskrecionin e tyre për të vendosur për dënimin me vdekje. Megjithatë, mbetet e paqartë se...