Çmenduri në Borsh/ Pronari i hotelit dhunon nënë e bijë, punonjëse të tij. I kërcënon dhe me pistoletë për t’i vrarë, pastaj i rreh babai i tij (VIDEO)

Çmenduri në Borsh/ Pronari i hotelit dhunon nënë e bijë, punonjëse të tij. I kërcënon dhe me pistoletë për t’i vrarë, pastaj i rreh babai i tij (VIDEO)

Emanuel Shkëmbi, pronari 26 vjeçar i një hoteli në zonën e Borshit, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia, sepse ka dhunuar dy punonjëse të tij dhe i ka kërcënuar për t’i vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit dhe është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Policia i ka bërë publike pamjet, ndërsa thotë se ka proceduar penalisht dhe babain e të riut, sepse dhe ai ka dhunuar 21 vjeçaren që djali i tij kërcënoi me armë. Bëhet fjalë për shtetasin Alfred Shkëmbi. Efektivët kanë shkuar menjëherë në ambientet e hotelit dhe falë reagimit në kohë, kanë shmangur përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit. Ata kanë gjetur dhe armën e zjarrit, e cila kishte në krehër tetë fishekë. Pistoleta ishte fshehur...