Situata me zjarret, 16 nga 17 rajone në Spanjë shpallen zona katastrofike

Situata me zjarret, 16 nga 17 rajone në Spanjë shpallen zona katastrofike

Spanja po përballet me një nga katastrofat më të mëdha mjedisore të dekadave të fundit, teksa zjarret kanë shkatërruar mbi 350 mijë hektarë. Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, njoftoi se qeveria ka shpallur 16 nga 17 rajonet e vendit si zona katastrofike, duke përfshirë rajonet më të goditura: Castilla y León, Extremadura dhe Galicia. Kjo masë do të mundësojë përdorimin e burimeve shtetërore për të ndihmuar të prekurit, përmes asistencës direkte, përjashtimeve fiskale dhe masave të tjera. “Është e qartë se kemi të bëjmë me një nga katastrofat më të mëdha mjedisore të viteve të fundit. Dëmet në infrastrukturë janë shumë të larta,” tha Grande-Marlaska gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ai theksoi gjithashtu se qeveria ka aktivizuar të gjitha...