Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ministri turk i Transportit thyen rregullat e qarkullimit rrugor! Poston video me 225 km/orë, reagon me humor pasi gjobitet: Denoncova veten
Ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, është gjobitur për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi publikoi një video në rrjetin social X ku shihej duke ngarë me shpejtësi të lartë në një autostradë pranë Ankarasë. Në pamjet, të shoqëruara me muzikë popullore dhe fragmente nga fjalimet e presidentit Recep Tayyip Erdogan, shihej shpejtësi matësi i makinës që arrinte nga 190 deri në 225 km/orë. Kjo ndodhi në një autostradë ku kufiri i lejuar i shpejtësisë është 140 km/orë. Disa orë më vonë, Uraloglu e ripostoi videon, duke pranuar se ishte gjobitur për shkeljen. Ai publikoi edhe kopjen e njoftimit të policisë, ku tregonte se po drejtonte me 225 km/orë dhe ishte ndëshkuar me një gjobë prej 9,267 lira turke (rreth 225 dollarë). “Dola...