Sindikata kundër urdhrit të ministrit: “Rekrutimi në polici vetëm për nën-30-vjeçarët, antikushtetues”

Sindikata kundër urdhrit të ministrit: “Rekrutimi në polici vetëm për nën-30-vjeçarët, antikushtetues”

Të gjithë aplikantët që synojnë konkurrimin për në Akademinë e Policisë për vitin e ardhshëm akademik, por që kanë mbushur moshën 30 vjeç, nuk do të kualifikohen, pasi tashmë ka hyrë në fuqi urdhri i ri i ministrit të Brendshëm. Për Sindikatë e Punonjësve të Policisë së Shtetit, ky urdhër është antikushtetues dhe i paparashikuar në Ligjin e Policisë së Shtetit. “Ligji i Policisë së Shtetit nuk përcakton moshë. Për sa kohë ligji nuk ka vendosur moshë, do të thotë se ligji ka respektuar Kushtetutën, ka respektuar të drejtat e njeriut sipas Kushtetutës. Mund të vësh kufizime sa të duash, që janë kritere pranimi, por mosha është një kriter që nuk është kompetencën as të ministrit, as të kryeministrit, as të drejtorit, por është kompetencë...