Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas gjykatësve brazilianë administrata Trump shënjestron kabinetin qeveritar, i revokon vizën ministrit të Drejtësisë
Viza amerikane e ministrit brazilian të Drejtësisë, Ricardo Lewandowski, është revokuar, tha sot presidenti brazilian Lula, duke dënuar Uashingtonin për një “veprim të papërgjegjshëm”. Gjatë një takimi ministror, Luiz Inacio Lula da Silva shprehu “solidaritetin” e tij me ministrin e tij kundër “veprimit të papërgjegjshëm për të revokuar” vizën e tij. Kjo është një masë tjetër që Uashingtoni po merr kundër Brazilit në shenjë hakmarrjeje për gjyqin e vazhdueshëm të ish-presidentit të ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili është në gjyq për tentativë grushti shteti. Këto masa “janë të papranueshme, jo vetëm kundër ministrit, por edhe kundër gjyqtarëve të Gjykatës Supreme apo ndonjë figure tjetër braziliane”, shtoi Lula. Revokimi i vizës së ministrit brazilian nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Drejtësisë,...