Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarr pranë lokalit në afërsi të superstradës Lezhë–Milot, rrezikohen edhe banesat
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një biznesi në afërsi të superstradës Lezhë–Milot. Për shkak të përhapjes së flakëve nga era, në rrezik janë edhe disa banesa përreth, si dhe një restorant i madh dasmash “Orkidea Palace”, në pronësi të këngëtarit Zef Beka, që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar në terren për të penguar përhapjen e flakëve dhe për t’i vendosur ato nën kontroll. Deri më tani nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.