Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, pasoja në jetë njerëzish
Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Sipas shefit të sektorit të Policisë Rrugore pranë DVP Fier, Altin Dervishi, ndër shkaqet kryesore kanë qenë mosrespektimi i normave të shpejtësisë, parakalimi i gabuar, ndryshimi i menjëhershëm i korsisë, dhe ndërprerja e menjëhershme e rrugës jo vetëm nga automjetet, por edhe nga këmbësorët. Po sipas Dervishit akset kryesore më problematike kanë qënë “ Pushimi i Shoferit”, “ Kryqëzimi i Savrës” aksi “Savër- Çermë,” “ Rreth-rrotullimi Savër- Ura e Kuçit, “ Kryqëzimi i Vajkanit”, “ Rrethrrotullimi i Parkut- Qëndër”, “ Qendër- QTU” , ku kontrollet kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë me patrullë dhe shërbim të përforcuar. Gjithashtu shefi i qarkullimit ka...