Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kishte 3 muaj që i fshihej policisë, kapet në Laç i kërkuari për trafik armësh
Kapet në Laç, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin: Ritvan Keqi, 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri. Veprimet e tjera procedurale për shtetasin Ritvan Keqi do të kryhen nga DVP...