Australia në alarm, vriten me armë dy policë, një tjetër i plagosur

Australia në alarm, vriten me armë dy policë, një tjetër i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në qytetin e vogël Porepunkah në shtetin e Viktorias, Australi, ku dy oficerë policie kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri. Sipas autoriteteve, policët kishin shkuar në një pronë rurale, rreth 300 kilometra në verilindje të Melburnit, për të ekzekutuar një urdhër-arresti. Gjatë operacionit ka shpërthyer një incident i armatosur, i cili ka përfunduar tragjikisht. Ende nuk raportohet për ndonjë arrestim, ndërsa policia e Wangaratta ka bërë të ditur se situata mbetet ende “aktive” dhe u ka bërë thirrje banorëve të shmangin zonën. Ambulance Victoria njoftoi se një person është trajtuar për plagë të rënda në pjesën e poshtme të trupit dhe është transportuar me helikopter në gjendje të qëndrueshme. Masat...