Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza: Ukraina synon gazin amerikan teksa Rusia ndërron objektivin e sulmeve
Kur Rusia e ka nisur një sulm me 39 dronë në një stacion kompresorësh në perëndim të Ukrainës këtë muaj, Ukraina e ka kuptuar se objektivi i sulmeve ka ndryshuar. Sulmi ka ndodhur më pak se dy javë pasi Ukraina e ka arritur një marrëveshje për të blerë gaz natyror prej Azerbajxhanit – e para e tillë. Shënjestra e sulmit ka qenë kritike për importim të naftës prej jugut të Evropës përmes korridorit trans-ballkanik për në Ukrainë. Ky ka qenë vetëm njëri prej shumë sulmeve ndaj infrastrukturës së gazit natyror në Ukrainë këtë vit, për dallim prej sulmeve të kryera në tre vjetët e fundit në rrjetin e energjisë. Ukraina në kërkim të gazit Ky ndryshim e ka detyruar Kievin që të sigurojë importe, përfshirë...