Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Donald Trump: Shumë amerikanë do dëshironin një diktator! Unë nuk i pëlqej, s’jam i tillë!
Donald Trump ka deklaruar se shumë amerikanë, sipas tij, do të dëshironin të kishin një diktator, gjatë një konference të gjatë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku u diskutuan çështje të ndryshme, përfshirë sigurinë publike dhe kritikat e tij ndaj kundërshtarëve politikë. “Shumë njerëz thonë ‘ndoshta do të na pëlqente të kishim një diktator’. Unë nuk pëlqej diktatorët. Nuk jam diktator. Jam dikush me shumë shëndet të mirë të mendjes dhe inteligjencë,” tha presidenti republikan, i cili akuzohet nga kundërshtarët e tij për tendencë autoritare për shkak të politikave të tij lidhur me migracionin dhe sigurinë publike. “Ti dërgon ushtrinë dhe, në vend që të të falenderojnë, të akuzojnë për sulm ndaj demokracisë,” shtoi ai, duke iu referuar reagimeve pas vendimit të tij për të dërguar Gardën Kombëtare...