Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
E rëndë në Greqi/ 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë. Varrimi nesër, në të njëjtën datë që vogëlushja kishte lindur
Pak më shumë se 24 orë nga arrestimi i prindërve dhe gjyshit të vajzës 4-vjeçare shqiptare, që u mbyt tragjikisht në pishinën afër shtëpisë në ishullin Paxos teksa u humbi nga vëmendja familjarëve të saj, Prokuroria greke i ka liruar të tre. Sipas vendimit të Prokurorisë në ishullin e Paxos, u liruan me kushtin kufizues të ndalimit të daljes nga vendi, informon media e vendit fqinj. Ditën e nesërme, (26 gusht), familjarët dhe miqtë do t’i thonë “lamtumirën” e fundit 4-vjeçares. Por detaji më prekës ka qenë fakti se në të njëjtën ditë katër vjet më parë, përkatësisht më 26 gusht 2021, lindi 4-vjeçarja Amelia që humbi jetën. Babai i saj, e kishte bërë datëlindjen dhe emrin e vajzës tatuazh në krah. “Një sekondë është...