Karatistet e Kosovës fitojnë tri medalje në Europianin Universitar për sportet luftarake

Karatistet e Kosovës fitojnë tri medalje në Europianin Universitar për sportet luftarake

Karatistet e Kosovës kanë arritur të fitojnë tri medalje në Europianin Universitar për sportet luftarake, përcjell KultPlus. Në vijim gjeni njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës: Karateistet fitojnë tri medalje në Evropianin Universitar për sportet luftarake. Tri medalje të fituara, prej tyre një të argjendtë dhe dy të bronzta, është bilanci i shkëlqimit të karateisteve tona në Kampionatin Evropian Universitar për sportet luftarake, që u mbajt në Varshavë të Polonisë. Behije Mustafa fitoi të argjendtën në kategorinë -68 kg. Në të njëjtën kategori, Vlera Qerimi u ngjit në podium me medaljen e bronztë. Sukses arriti edhe ekiporja, që fitoi medaljen e bronztë. KOK përgëzon vajzat tona, trajnerin Nazmi Gashi dhe Federatën e Sportit Universitar të Kosovës për suksesin e arritur./KultPlus.com