Bosi famëkeq i karteli Sinaloa, El Mayo pranon fajin: Kërkoj falje që përmbyta SHBA-në me drogë

Bosi famëkeq i karteli Sinaloa, El Mayo pranon fajin: Kërkoj falje që përmbyta SHBA-në me drogë

Ismael Zambada SHBA- Bashkëthemeluesi i kartelit meksikan 'Sinaloa' u deklarua fajtor për akuzat e trafikimit të drogës në SHBA. Ismael Zambada, 75 vjeç, i cili njihet si El Mayo, u shpreh se i vinte keq që ndihmoi në përmbytjen e SHBA-së me kokainë dhe substanca të tjera të paligjshme.  Ai tha se karriera e tij filloi kur ishte adoleshent dhe pranoi shkallën e madhe të rrjetit Sinaloa, duke përfshirë vartësit që ndërtuan marrëdhënie me prodhuesit e kokainës në Kolumbi, mbikëqyrën importimin e kokainës në Meksikë me anije dhe aeroplan dhe kontrabandën e drogës përtej kufirit SHBA-Meksikë. Ai pranoi se njerëzit që punonin për të u paguanin ryshfete policisë dhe komandantëve ushtarakë meksikanë "në mënyrë që të mund të vepronin lirisht", duke u kthyer që në kohën kur karteli...