Stadiumi i ri ”Flamurtari” në Vlorë, ministri Vengu: Arenë moderne në funksion të qytetit

Stadiumi i ri ”Flamurtari” në Vlorë, ministri Vengu: Arenë moderne në funksion të qytetit

Stadiumi “Flamurtari” pritet të kthehet në një arenë moderne sportive dhe një pikë referimi për jetën sportive, sociale dhe ekonomike të qytetit të Vlorës, si pjesë e një masterplani të gjerë zhvillimi. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nëpërmjet një postimi sot në rrjetet sociale, nënvizoi se stadiumi do të jetë në funksion të qytetit, ndërsa theksoi rëndësinë e këtij projekti. Sipas tij, veç stadiumit, plani përfshin ndërtimin e një pishine publike moderne dhe një pallati të ri të sportit për qytetin e Vlorës. “Projekti i transformimit të Stadiumit ‘Flamurtari’ në një arenë tërësisht të re dhe moderne në funksion të qytetit, është pjesë e një masterplani i cili planifikon zhvillimin e një zone edhe më të gjerë se ajo e pronës publike dhe përveç stadiumit...