Trump: Televizioneve ABC dhe NBC duhet t’i hiqen licensat, gazetaria e shtrembër të ndërpritet

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC duhet t’i hiqen licensat, gazetaria e shtrembër të ndërpritet

Donald Trump SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që televizioneve ABC dhe NBC, t'u hiqet licenca. Trump i ka quajtur ato, media të njëanshme dhe një kërcënim për demokracinë.  "Ato duhet t'i humbasin licencat për mbulimin jo të saktë që kanë bërë. Gazetaria e shtrembër nuk duhet të shpërblehet, duhet të ndërpritet', tha ai. Presidenti pasoi me një postim tjetër në platformën 'Truth', ku sulmoi të dy mediat, duke i akuzuar për “LAJME TË RREME” dhe “dy nga rrjetet absolutisht më të këqija dhe më të anshme kudo në botë”.  Duke qenë rrjete kombëtare, ABC dhe NBC News nuk kanë licenca FCC për përmbajtje lajmesh, por ofrojnë programim për degët lokale në të gjithë vendin - të cilat rregullohen nga FCC dhe kërkojnë licencë për të vepruar...