Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kodrat e Dukagjinit
Poezi nga Enver Gjerqeku Po digjen flakë n’zjarr t’blerimit Kësulat e fushave t’arta gjiplote. Lumejt’ – udhëtarë t’palodhun n’mote Vrapojnë me i zanë rrezet e agimit. Si plis me nji sy në cikolet e veta E vejnë borën për lindje e për dekë, E s’guxon kush veç puhisë m’i prekë, Kur nata zbret n’to me krahë t’le’ta. O ujdhesa t’kohës mbi liqej t’grunit, Që dënesni nën ortiqe, breshën e shi E trupin e çlodhni nën hije t’drunit, Në shputat e mia barin tuej e báj, Nën gishtat e mi damar’t tuej i ndi’, Për ju bukë e krypë prore do të ndaj. / KultPlus.com