Afrika në shënjestër të Kremlinit! Grupi mercenar rus tërhiqet, zbulohet forca e re nën kontrollin e Putinit

Afrika në shënjestër të Kremlinit! Grupi mercenar rus tërhiqet, zbulohet forca e re nën kontrollin e Putinit

Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, i njohur për kryengritjen e dështuar kundër Moskës dhe akuzuar për abuzime të rënda ndaj civilëve në Afrikë, po tërhiqet nga kontinenti, duke ia lënë vendin një force të re paramilitare: Africa Corps. Ekspertët thonë se ky është një “riemërtim strategjik” i Rusisë, e cila kërkon të ruajë ndikimin në Afrikë por këtë herë nën kontroll të drejtpërdrejtë shtetëror. Ndryshe nga Wagner, Africa Corps operon nën Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe përfshin komandantë elitë nga ushtria ruse, por gjithashtu ka rekrutuar edhe ish-luftëtarë të Wagner. Forca e re është tashmë aktive në disa shtete të Sahelit, si Mali, Nigeri dhe Burkina Faso, ku po zhvillon operacione të përbashkëta me ushtritë vendase kundër grupeve rebele dhe islamiste. Në Republikën e...