Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Tre vite nga vdekja e shkrimtarit të njohur Nasho Jorgaqi
                            Më 25 gusht 2022 ka vdekur në Tiranë shkrimtari Nasho Jorgaqi. Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”. La pas një sërë botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore. Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime./KultPlus.com