Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Osmani thirrje për partitë: T’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin
Kosova E Hënë, 25 Gusht 2025 16:21 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i bën thirrje partive politike parlamentare që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se të njëjtat duhet t’i lënë anash dallimet dhe të vendosin interesin e Kosovës të parin, duke krijuar një shumicë parlamentare që e çon vendin përpara. Edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, vendi nuk ka formuar institucionet e reja. Deputetët e Kuvendit dështuan javën e kaluar për herë të 58-të, të konstituojnë legjislaturën e nëntë, përkundër aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese. Osmani në një intervistë për transmetuesin polak TVP World në Alpbach të Austrisë, tha se është fatkeqësi që populli ende nuk ka parlamentin për të cilin ka votuar dhe vullneti i tij nuk është...