Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Postoi video duke ngarë makinën me 225 km/orë, ndëshkohet ministri i Transportit
Ministri i Transportit në Turqi është gjobitur për tejkalim shpejtësie pasi postoi një video që e tregonte atë duke drejtuar makinën tip “Audi” me 225 km/orë në një autostradë. Videoja ku shfaqet ministri i Transportit është e shoqëruar me muzikë popullore dhe fragmente nga një fjalim i Presidentit Tayyip Erdogan që lavdëronte infrastrukturën rrugore. Aty shfaqet edhe kilometrazhi i makinës së Uraloglu me shigjetat që “fluturojnë” dhe makinën duke kaluar të tjerat në korsinë e shpejtësisë në autostradën Ankara-Nigdi. Policia e trafikut më vonë i komunikoi atij një gjobë prej gati 240 eurosh për shkelje të shpejtësisë, teksa e ndaloi rreth 50 kilometra jashtë kryeqytetit Ankara. 225 km/orë është pothuajse dyfishi i shpejtësisë së lejuar në Turqi, ndaj veprimi i Abdulkadir Uraloglu ka shkaktuar reagime...