Tentoi të trafikonte në Shqipëri një automjet të vjedhur, pranga shtetasit italian

Tentoi të trafikonte në Shqipëri një automjet të vjedhur, pranga shtetasit italian

Një shtetas italian është arrestuar në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi iniciale G.L., 38-vjeç, tentoi të trafikonte nga Italia për në Shqipëri një automjet që rezulton se është vjedhur para 1 muaji. Njoftimi i policisë: Port, Durrës/Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në këtë pikë të kalimit kufitar. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një automjet të vjedhur para 1 muaji, në Itali, vihet në pranga shtetasi italian. Sekuestrohet automjeti. Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç. Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky...