Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Partitë t’i lënë anash dallimet”, Osmani: Të konstituohet Kuvendi
Partitë politike duhet t’i lënë dallimet anash dhe të vendosin përpara interesin e vendit. Kështu deklaron Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin polak “TVP World” duke u bere thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe t’i themelojnë institucionet. “E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, u shpreh Osmani. Osmani ka thënë se si pasoje e kësaj bllokade politike, vendi po humbet projekte të Bashkimit Evropian, dhe po ashtu marrëveshje me administratën e re të SHBA-së. “Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u...