Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vlora në kaos/ IKMT do të shembë 27 objekte, banorët kërkojnë dëmshpërblime
Mëngjesin e ditës së sotme (25 gusht), fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur sërish aksionin në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Pas prishjes së 4 objekteve disa ditë më parë, sot janë planifikuar edhe 10 ndërtime të tjera që do të shemben për t’i hapur rrugë vijimit të projektit të rrugës Transballkanike, e cila do të lidhet me Portin e Jahteve. Numri i objekteve që do të prishen arrin në 27. Ky aksion vjen si pjesë e fazës së dytë të ndërhyrjeve për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin bregdetar. Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për procesin e dëmshpërblimit, ndërsa institucionet theksojnë se puna po vijon sipas planit, me synim transformimin urban të Vlorës dhe...