Përplasja brenda qeverisë italiane, Tajani i përgjigjet Salvinit për deklaratat ndaj Macron: Për politikën e jashtme flet Meloni dhe unë. Jo trupa në Ukrainë!

Përplasja brenda qeverisë italiane, Tajani i përgjigjet Salvinit për deklaratat ndaj Macron: Për politikën e jashtme flet Meloni dhe unë. Jo trupa në Ukrainë!

“Gjithmonë duhet të kujtojmë se forca e ideve në politikë është më e rëndësishme sesa forca e fjalëve!” Ministri i Jashtë italian Antonio Tajani zgjedh një qasje filozofike dhe pedagogjike për të shmangur zgjatjen e polemikave të shkaktuara nga vërejtjet e kolegut të tij zëvendëskryeministër Matteo Salvini kundër Presidentit francez Emmanuel Macron. Ministri i Jashtëm i rikthehet temës disa herë, por kurrë nuk e përmend drejtpërdrejt kolegun e tij, shkruan ‘La Corriere’. Ai thekson se politika e jashtme është përgjegjësi e “Presidentes Giorgia Meloni dhe Ministrit të Jashtëm” (domethënë, vetë atij). I veshur me një këmishë të bardhë të lirshme dhe atlete sportive, pamja e zëvendëskryeministrit të Forza Italia tregon tashmë mungesën e vullnetit të tij për ta kthyer mosmarrëveshjen me presidentin francez në një...