Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lamtumira e fundit/ Homazhe për nder të Artur Zhejit në Universitetin e Arteve
Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e së shtunës, pas një arresti kardiak, ndërkohë që ndodhej për pushime me familjen e tij në Sarandë. Homazhet për Zhejin po mbahen ditën e sotme në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë, ku miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë po i japin lamtumirën e fundit. Ceremonia private do të mbahet më pas te “Alba 2000”. Artur Zheji do të prehet në Tufinë, pranë të atit, gjuhëtarit të madh Petro Zheji. Në ceremoninë e homazheve ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili u shpreh në një lidhje live për Syri TV se ndarja nga jeta e Artur Zhejit është një humbje e...