Aksident i rëndë në Sarandë – Delvinë, 2 të vdekur, një i plagosur! Viktima, janë dy vajza

Aksident i rëndë në Sarandë – Delvinë, 2 të vdekur, një i plagosur! Viktima, janë dy vajza

Një aksident i rëndë me 2 të vdekur dhe 1 i plagosur është shënuar në aksin Sarandë – Delvinë mbrëmjen e sotme.  Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë, informon gazetari i Syri Tv, Gentian Këllçiu.  Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.