Ushtria shqiptare ‘trondit’ botën, bën shpikjen që asnjë ushtri nuk e ka bërë më parë, as Amerika (VIDEO)

Ushtria shqiptare ‘trondit’ botën, bën shpikjen që asnjë ushtri nuk e ka bërë më parë, as Amerika (VIDEO)

Në një kohë kur ushtritë e botës testojnë raketa balistike, satelitë ushtarakë, avionë supersonikë apo dronë me inteligjencë artificiale, Shqipëria – krenaria e NATO-s në Ballkan – ka vendosur të bëjë atë që askush tjetër nuk e kishte guxuar: të kthejë një nëndetëse të Luftës së Ftohtë në… skenë koncertesh. Po, e lexuat mirë. Në vend të manovrave ushtarake, ushtria jonë e lodhur që mezi plotëson kriteret e NATO-s, doli sot me një “armë të re sekrete”: bandën e Orkestrës së Forcave të Armatosura, që performoi këngët e grupit legjendar shqiptar “Ritfolk” mbi nëndetësen 105, një relike e Realizmit Socialist që dikur frikësonte armiqtë imagjinarë të komunizmit. Kryeministri Edi Rama, i cili duket se e ndien veten producent artistik më shumë se drejtues i qeverisë,...