Përfshihet nga flakët gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Përfshihet nga flakët gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një gomisteri në zonën e Shkozetit, ditën e sotme në në Durrës, duke rrezikuar edhe disa banesa përreth vatrës. U raportua se për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit, policia ka devijuar trafikun në segmentet e afërta rrugore, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve. Ndërsa një pjesë e Shkozetit u përball me mungesën e energjisë elektrike për të shmangur pasojat dhe më të rënda Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll pa e lejuar zjarrin të përhapej në bizneset dhe banesat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.