Po udhëtonte drejt Gjirokastrës, makina  shkrumbohet në mes të rrugës

Po udhëtonte drejt Gjirokastrës, makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë u nis grupi i shërbimit zjarrfikës dhe, me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se automjeti, veturë tip Ford, ishte i përfshirë plotësisht nga flakët. U ndërhy menjëherë dhe u bë e mundur fikja e plotë e zjarrit”, tha policia lokale. Drejtuesi i mjetit, i pranishëm në vendngjarje, deklaroi se automjeti ishte përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.