Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ambasadori rus merr në mbrojtje Vuçiçin: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë me një politikan të dobët
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian (BE). “Në fakt, dëshira është të hiqet Vuçiçi dhe të vendoset një nga ‘liderët’, i cili do të ishte i njëjtë ose i ngjashëm me ata që janë formalisht në pushtet në vendet e tjera, por janë plotësisht të nënshtruar ndaj BE-së”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti. I pyetur për këto deklarata të ambasadorit rus, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference për media tha se e falënderon diplomatin rus për “korrektësinë”. Vuçiç u takua me Harcenkon më 21 gusht dhe pas këtij takimi njoftoi se një takim i nivelit të lartë mes...