Lavrov “shuan” shpresat: Ukraina dhe liderët europianë nuk duan paqe

Lavrov “shuan” shpresat: Ukraina dhe liderët europianë nuk duan paqe

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka vënë në dukje hendekun e madh mes Moskës dhe Kievit, duke shuar shpresat se presidenti amerikan Donald Trump mund të sjellë një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë. Në një intervistë ekskluzive për NBC News, Lavrov tha se nuk ka asnjë takim të planifikuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi çështjet kyçe si garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe mosmarrëveshjet territoriale mbeten pa zgjidhje. “Putin është gati të takohet me Zelenskyn, nëse ky takim do të vendosë realisht diçka. Për një shfaqje tjetër të Zelenskyt në skenë, kjo nuk është e dobishme,” tha Lavrov. Edhe pse Trump është takuar këtë muaj me Putinin, Zelenskyn dhe liderët evropianë, përpjekjet e tij për paqe janë zbehur...