“Uria në çdo cep”, pamjet nga brenda spitaleve të Gazës që po tmerrojnë botën

“Uria në çdo cep”, pamjet nga brenda spitaleve të Gazës që po tmerrojnë botën

Në mungesë të aksesit të gazetarëve në Rripin e Gazës, një grup reporterësh ndërmori katër turne virtuale në spitalet dhe klinikat e zonës, duke dokumentuar gjendjen e mijëra fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute. Pamjet dhe dëshmitë e mjekëve në terren të publikuara nga “Haaretz” tregojnë një krizë të përmasave katastrofike, ku fëmijët dhe të rriturit po vdesin nga uria, mungesa e barnave dhe shpërbërja e sistemit shëndetësor. Në Spitalin Nasser në Khan Younis, Dr. Ahmed al-Farra tregon fëmijë të dobësuar në mënyrë ekstreme, me kockat që u duken, lëkurë të verdhë dhe flokë që u kanë rënë. Sipas këtij artikulli të “Haaretz” që mban këtë titull “Uria është kudo: Turnetë virtuale të klinikave në Gaza ekspozojnë shkallën e tmerrit”, 10-vjeçarja Bayan peshon vetëm...