Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zbulohen 2000 bimë kanabisi në Shkodër! Nuk e pësojnë autorët, por kryepleqtë e fshatrave
Policia ka gjetur dhe asgjësuar rreth 2000 bimë kanabis në qarkun e Shkodrës. Por si dhe në shumë raste të tjera, autorët nuk bien në prangat e policisë, ndërkohë që e pësojnë kryepleqtë e fshatrave. Ndërkohë që si gjithmonë njoftimi i policisë mbyllet me ‘vazhdon puna për për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike’ Edhe në këtë rast janë proceduar penalisht tre kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre. Njoftimi i policisë Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 186 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi...