Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tentoi të kalojë kufirin me drogë, arrestohet në Morinë i riu me banim në Francë
Një 22-vjeçar banues në Francë ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të morinës, pasi tentoi të kalonte kufirin me lëndë narkotike të fshehur në çantë. Sipas policisë të riut iu gjet e fshehur në çantë një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, të ndarë në formën e cigareve, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. A., shërbimet e Policisë i gjetën të fshehur në çantë një...