Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Trafikoi 250 kilogramë kokainë drejt Holandës, arrestohet në Belgjikë Shkëlqim Vokri
Foto ilustruese TIRANË- Shkëlqim Vokri 56-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Belgjikë. Operacioni për kapjen e tij u krye nga nga Fast Albania në bashkëpunim me ENFAST dhe homologët. Sipas bluve, Vokri rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze, ndërsa tani duhet të kryejë dënimin e mbetur prej 686 ditësh nën akuzën e trafikimit të 250 kg kokainë në shtetin e Holandës. Njoftimi: Policia e Shtetit Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale nëpërmjet FAST Albania-s, kontribut konkret duke bashkëpunuar me rrjetin ENFAST dhe homologët për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Holandës dhe FAST Belgjikës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në...