Pas 2 mijë trupave në Washington, Trump synon Chicago-n dhe New York-un! Demokratët akuzojnë presidentin: Operacion i paligjshëm dhe i rrezikshëm

Pas 2 mijë trupave në Washington, Trump synon Chicago-n dhe New York-un! Demokratët akuzojnë presidentin: Operacion i paligjshëm dhe i rrezikshëm

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do të dërgojë trupa të Gardës Kombëtare në qytete të mëdha të drejtuara nga demokratët, përfshirë Chicagon dhe Nju Jorkun, duke e paraqitur këtë si një “goditje ndaj krimit”. Vendimi ka shkaktuar reagime të forta politike në SHBA. Guvernatori demokrat i Illinois, JB Pritzker, e ka cilësuar planin e presidentit si një “abuzim me pushtetin”, duke theksuar se nuk ka asnjë emergjencë që të justifikojë dislokimin e trupave federale në shtet. “Presidenti po përpiqet të prodhojë një krizë të rreme”, tha Pritzker në një deklaratë. Edhe kryebashkiaku i Chicagos, Brandon Johnson, reagoi duke thënë se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për dislokimin e trupave dhe se qyteti ka “shqetësime të mëdha” për një ndërhyrje të tillë. Ai...