Emrat/ Vodhën automjetin dhe e përdorën për të grabitur një pikë karburanti në Durrës! Autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset një prej tyre

Emrat/ Vodhën automjetin dhe e përdorën për të grabitur një pikë karburanti në Durrës! Autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset një prej tyre

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy persona që kishin vjedhur një automjet dhe më pas kishin grabitur me dhunë një karburant në Sukth, u përplasën me Policinë. Sipas njoftimit zyrtar, autorët u identifikuan nga shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilat u vunë në ndjekje të automjetit të vjedhur. Gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi, dy personat hapën zjarr ndaj uniformave blu. Policia u kundërpërgjigj me zjarr në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, dhe si pasojë u plagos njëri prej autorëve, Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas të Shijakut, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori tjetër, Lorenc Çali,...