Ada Lovelace: Gruaja që shpiku programimin kompjuterik

Ada Lovelace: Gruaja që shpiku programimin kompjuterik

Në historinë e shkencës dhe teknologjisë, pak figura janë aq mahnitëse dhe vizionare sa Ada Lovelace, një grua që, në shekullin XIX, arriti të imagjinonte atë që sot është zemra e botës moderne: kompjuterin. Ada Lovelace, me emër të plotë Augusta Ada King, Kontesha e Lovelace, lindi më 10 dhjetor 1815 në Londër, Angli. Ajo ishte e bija e poetit të njohur Lord Byron dhe Annabella Milbanke, një grua me prirje për matematikë që u sigurua që vajza e saj të merrte një arsimim të fortë në shkenca ekzakte, diçka e pazakontë për vajzat në atë kohë, transmeton KultPlus. Ada nuk e njohu kurrë të atin e saj, i cili u largua nga familja pak pas lindjes së saj dhe vdiq kur ajo ishte vetëm...