Makina shkrumbohet totalisht nga flakët në Vlorë, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Makina shkrumbohet totalisht nga flakët në Vlorë, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe hapësirën e gjelbër përreth. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe për pak çaste rrezikuan të përfshijnë masivin pyjor. Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.