Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vilma Nushi kap tenderin te Prokuroria me ofertën më të lartë, dyshime për abuzim me fonde publike
Prokuroria e Përgjithshme, institucioni që ka për mision hetimin e abuzimeve me fondet publike, akuzohet vetë për një tender të dyshimtë. Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë miliona lekë për blerjen e tonerave, e cila, sipas dokumenteve, ngre dyshime serioze për shkelje të procedurave dhe dëmtim të buxhetit të shtetit. Tenderi me objekt “Blerje materiale për funksionimin e pajisjeve të zyrës (tonera)” u zhvillua nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Kompania fituese është shpallur Marketing & Distribution, në pronësi të Vilma Nushit, Niki Gleoudi dhe Dorothea Gleoudi. Vlera e kontratës së fituar është 32.7 milionë lekë të reja pa TVSH, ndërsa fondi limit i tenderit ishte 39.1 milionë lekë të reja pa TVSH. Sipas të dhënave, oferta fituese mbulon rreth 84% të fondit limit,...