Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrau gruan në sy të vajzës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Greqi
Është arrestuar nga policia grek 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci, i cili vrau me thiëk gruan e tij ën sy të vajzës. Mediat greke raportojnë se Nakoleci u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Bëhet me dije se autori i ngjarjes së rëndë ishte fshehur në një parking. Kujtojmë se një ditë më parë 40-vjeçari aps një zënke me gruan e ka qëlluar me thikë për vdekje këtë të fundit, ndërsa më pas ëshët alrguar menjëherë. Arratia e tij nga policia ka zgjatur vetëm 24 orë. Vrasje para fëmijëve të mitur Krimi ndodhi mëngjesin e djeshëm (22 gusht) në banesën e çiftit në qytetin e Volosit, ku Nakoleci dyshohet se goditi për vdekje bashkëshorten...