Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet
Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar. Siç shihet në këto pamje, dhjetëra automjete kanë krijuar radhë në të dyja kahet, duke shtuar kohën e pritjes për udhëtarët. Për të përballuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, autoritetet kufitare shqiptare dhe ato të Maqedonisë së Veriut po punojnë me 8 sportele aktive në total. Sipas burimeve zyrtare, masat synojnë të menaxhojnë më mirë lëvizjet e shtuara, që lidhen kryesisht me fundjavën dhe periudhën e pushimeve verore. Megjithatë, pritjet vijojnë të mbeten një shqetësim për udhëtarët që kalojnë në këtë nyje të rëndësishme kufitare, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e...