Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania
BBC ‘Reform UK’ premton dëbime masive të azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. Lideri i partisë, Nigel Farage, i ka thënë gazetës ‘The Times’ se vendi po përballet me një “krizë të madhe”, që rrezikon sigurinë kombëtare dhe mund të çojë në trazira publike. Sipas planit, personat që mbërrijnë mund të arrestohen menjëherë, të ndalohen në baza të vjetra ushtarake të RAF-it dhe, nëse arrihen marrëveshje, të riatdhesohen në vende si Afganistani, Eritrea dhe të tjera që janë burime të rëndësishme mbërritjesh. Shumë nga këto masa mund të përballen me sfida ligjore dhe kundërshtime politike. Laburistët i kanë quajtur këto plane “ëndrra në diell”, ndërsa konservatorët thonë se ‘Reform UK’ po riciklon idetë e tyre. ‘Reform UK’ deklaron se planet e tyre...